Pyetja Përse Celular.al?
Prej më shumë se 10 vite, Celular.al operon në tregun shqiptar si një kompani e specializuar në shitjen e smartfonëve (celularë) dhe paisjeve të tjera elektronike smartwatch, tableta, aksesorë etj.
Tek ne do të gjeni celularë të rinj dhe të përdorur, me garancinë dhe çmimin më konkurues në treg.
Duke ecur përpara me vetëbesim në rrugën e rritjes së vazhdueshme, Celular.al numëron tashmë gjashtë pika në të gjithë Tiranën, me bindjen që ky rrjet do të vijë gjithmonë e më shumë në rritje.
Vlera jonë mbështetet në çmimet konkuruese, cilësinë e produkteve dhe shërbimin e përkushtuar ndaj jush. Punojmë të gjithë së bashku duke dëgjuar dhe mbështetur njëri-tjetrin për të arritur një mjedis pune komod dhe miqësor për të sjellë tek ju shërbimin dhe cilësinë më të mirë çdo ditë.
Pyetja Çfarë mund të blej me këste tek Celular.al?
Ju mund të blini me këste të gjithë produktet tona ku përfshihen (smartphone-t, tabletat, aksesorët origjinalë, smartwatch etj.)
Mundësia e marrjes me këste.
Klienti ka mundësi të marrë produktin me këste vetëm me një kartë identiteti . Aplikimi bëhet nga sistemi jonë duke tërhequr produktin për vetëm 10-15 min.
Pyetja Cfarë do të thotë celularë vitrine?
Janë produkte/celularë që janë përdorur për reklamime në dyqanet e Apple, Verizon, Samsung AT&T etj.
Nuk kanë shenja përdorimi ose kanë shenja minimale nga qëndrimi në vitrinë apo lëvizja nëpër rafte por NUK janë përdorur nga klientë me kartë.
Pyetja Si mund të blej me këste?
Për të pëfituar nga mundësia e blerjes me këste duhet të jeni minimalisht 1 muaj në marrëdhënie pune.
Edhe nëse jeni në një punë që nuk ju paguhen sigurimet, ka raste që kërkesa juaj mund të aprovohet pas aplikimit.
Ka dy mënyra për marrjen me këste:
- Nëpërmjet kartave BKT Prima & Credins me 0% interes. Për të aplikuar paraqituni pranë dyqaneve tona për të bërë aplikimin nga POS.
- Nëpërmjet Iute Credit vetëm me kartë ID, me interesa minimale. Nëse jeni klient i ri për blerje me vlerë deri në 30,000 lek përfitoni pagesë me këste 0% për 2 muaj. Ju mund të aplikoni online ose pranë dyqaneve tona.
Nëse jeni i punësuar mund të aplikoni vetëm me kartën e identitetit. Kërkesa juaj mund të aprovohet në pak minuta dhe ju mund ta bëni celularin e preferuar tuajin menjëherë.
Pyetja Si mund të blej një telefon me këste me 0% interes?
Ju mund të blini telefon me këste 0% interes nëse dispononi kartë krediti BKT Prima ose Credins.
Këto jane karta specifike për blerje me këste. Mjafton të keni limit në kartën tuaj sa vlera e telefonit që dëshironi të blini në mënyrë që të bëni transaksionin. Për tju informuar më tepër në lidhje me kartat dhe limitit mund të kontaktoni me bankën tuaj.
Pyetja A bëni vlerësime, ndërrime telefonash?
Për vlerësime/ndërrime telefoni (të blerë tek ne ose jo) ju lutem kaloni pranë çdo dyqani Celular.al ose servisit tonë.
Pyetja Cfarë garancie ofroni për telefonat?
Ne ofrojmë garanci deri në gjashtë muaj për produktet e vitrinës dhe një-dy vite (në varësi të modelit të celularit) për celularët e rinj. Në përfundim të garancisë, përfitoni 2 vite asistencë teknike që përfshin rregullime në kosto të telefonit.
Pyetja Sa duhet të paguaj për transportin?
Ne mundësojmë transport FALAS në të gjithë Shqipërinë.